×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendëskryeministrja Gërvalla: Nuk e tërheqim projektligjin

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 22:59

    Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla pas dështimit që të votohet në procedurë të përshpejtuar për ndryshimet e Ligjit të Zgjedhjeve, ka thënë se Qeveria nuk tërhiqet.


    “Provuam ta procedojmë në procedurë të përshpejtuar mundësinë që mërgata të votojë në ambasada dhe konsullata, por sonte nuk patëm sukses. Opozita ishte shumë unike në bllokimin e kësaj mundësie. Arsyet i dijnë vetëm ata. Ne nuk tërhiqemi nga ky ligj. Në fund të fundit, edhe në procedurë të rregullt do të votohet dhe atë shumë shpejt. Premtimin tonë do ta mbajmë”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Ajo ka thënë se mërgata jonë është thesari ynë më i çmuar.

    “Ne asnjë herë nuk do të heqim dorë prej saj, ashtu si ajo nuk heq dorë nga Kosova”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!