×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri turk bën homazhe tek varrezat e Jasharëve, pritet në kullë nga baca Rifat

    Reporteri
    12 Shkurt 2024 | 21:30

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu ka bërë homazhe në Prekaz, ku nderoi të rënët e familjes Jashari. 

    Pas homazheve zëvendësministri turk është pritur në kullën e Jasharëve nga Rifat Jashari.

    Bashkë me ta ishte edhe ministri Xhelal Sveçla.

    “Kisha nderin të shoqëroj sot për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz Zëvëndësministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu. Me këtë rast, për vizitë në kullën e Jasharajve na mirëpriti edhe Baca Rifat Jashari. Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë. Falënderoj Zëvëndësministrin Karaloglu për vizitën në Republikën e Kosovës e veçanërisht për vizitën në Prekaz. Në frymën e bashkëpunimit mes shteteve tona realizojmë aspiratat e përbashkëta për zhvillim të mëtejmë”, thuhet në postimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!