Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se tubimet e partisë po shënojnë rekorde, duke u krahasuar me periudhën e udhëheqjes së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Ai shtoi se sallat e mbushura plot janë “në mënyrë krejt organike”, janë “diçka e re për Lidhjen Demokratike të Kosovës.”
“Këto tubime – disa janë rekordbreaking [thyerje rekordesh] për Lidhjen Demokratike të Kosovës pas Presidentit Rugova. Nuk janë fjalë të mia sepse unë nuk mund as t’i mbaj mend as t’i di, mirëpo janë të njerëzve që janë të përfshirë në proces. Ata që kanë organizuar këto tubime e kanë të qartë se sallat e mbushura plot, në mënyrë krejt organike, janë diçka e re për Lidhjen Demokratike të Kosovës.” – tha Abdixhiku në “Rubikon”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.