×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Spotlight

    Rrezarta Krasniqi e LDK-së: 4 vjet qeveria Kurti solli vetëm dështime e korrupsion

    Reporteri
    07 Shkurt 2025 | 21:13

    Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar qeverinë e Kosovës për korrupsion e dështim në çdo fushë.

    Krasniqi në emisionin “Spotlight”, prodhim i gazetës online Reporteri.net, ka renditur disa prej atyre që ajo i quan dështime të qeverisë së Albin Kurtit.

    Krasniqi ka folur për dështimin në politikën e jashtme, sanksionet, tenderët një burimor, dallaveret me rezervat shtetërore, shtrenjtimin e energjisë elektrike, gjendjen në shëndetësi.

    “Ju e keni parë me çfarë premtime kanë ardhur në pushtet. Asnjë premtimi nuk i janë përmbajtur. Për herë të parë ne kemi masa nga Bashkimi Evropian. S’kemi asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Sa I përket ekonomisë nuk kemi asnjë investim. Kemi vetëm regres. E keni parë çfarë inflacioni ka qenë. Ne si parti opozitare kemi pasur kërkesë që të hiqet TVSH-ja nga ushqimet bazike. Nuk e kanë marrë parasysh. Në fund të vitit u kanë dhënë qytetarëve, pensionistëve dhe fëmijëve nga 100 euro. Ata meritojnë t’i marrin çdo muaj ato e jo vetëm në fund të vitit. Sa i përket energjisë na kanë kthyer në vitin 1999, paslufte. Për herë të parë ke pasur reduktime tani. E ki dyfishimin e faturës së energjisë. Vetë kanë ardhur në pushtet me premtimin që energjia ka me qenë më lirë. Tash ti paguan dyfishin. Për herë të parë ka ndodhë me u dhënë 1223 tenderë një burimor. Për herë të parë ka ndodhur të vidhte në grurë e vaj, në rezerva shtetërore. Përderisa qytetarët kanë qenë duke pritur para marketeve, para mullinjve për të marrë një thes miell, ty tu kanë vjedhë rezervat shtetërore nga njerëz të afërt të kryeministrit. Unë besoj që ka qenë në dijeni I tërë kabineti qeveritar. Në kohën kur ka ndodhur sulmi në Bansjkë unë kam informacione nga mjekët që në spitalin e Mitrovicës as penj nuk ka pasur.”, tha Krasniqi në “Spotlight”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!