×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme, më 6 tetor ose në fund të shtatorit

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 18:28

    Pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit Ramush Haradinaj, zgjidhjet duket se janë të paevitueshme, edhe pse procedurat kushtetuese parashohin se mund të formohet një qeveri e re, nga e njëjta përbërje e Kuvendit.


    Nga ajo që ka mësuar reporteri.net, nga burime të afërta me lidershipin politik kosovar, data më e mundshme është 6 tetori, edhe pse nuk përjashtohet edhe java e fundit e muajit shtator.

    Ligjërisht, Presidenti ka afat 30 ditë të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së kryeministrit, dhe më pas janë edhe 45 ditë tjera deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

    Presidenti, mund të provojë që në bazë të nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.

    Por ashtu siç e dëgjuam nga deklaratat e Haradinajt, AAK nuk pritet të bëhet pjesë e ndonjë qeverie me kryeministër tjetër, që do ta nxirrte ky Kuvend.

    Ai tha se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme, dhe sipas burimeve të reporteri.net, ato do të mbahen në pjesën e parë të vjeshtës, pra me 6 tetor, ose në fund të shtatorit. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!