×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    “24 orë Kryetar”, Uran Ismaili vazhdon edhe natën kampanjën 24 orëshe

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 22:53

    Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po e vazhdon kampanjën e tij 24 orëshe në Prishtinë. Fushata e Ismailit po vazhdon edhe në këto orë të mbrëmjes, ku ai po vazhdon takimet e vizitat në institucionet e ndryshme të kryeqytetit, të cilat punojnë pandërprerë.

    Në kuadër të fushatës 24 orëshe, të cilën e ka emërtuar “24 orë Kryetar” Ismaili ka takuar pensionistët, shoqatën e taksive, KB Prishtina, të rinjtë vullnetarë, menaxhmentin e Trafikut Urban, ndërmarrësit e jCoders e LabBox, qytetarët e Arbërisë e Tophanës para të cilëve ka nënshkruar zotimet e tij për rregullimet që do t’i bëjë nëpër lagje e shumë takime të tjera ndërmjet.

    Ndërsa tani në orët e mbrëmjes, ai ka thënë se do të takojë punëtorët shëndetësor, zyrtarët e rendit dhe sigurisë në qytet, ekipet e zjarrëfikësve, ekipet emergjente si dhe punëtorët e pastrimit të qytetit.

    Ismaili sot herët në mëngjes ka mbajtë një konferencë për media përmes të cilën e ka paralajmëruar kampanjën e pandërprerë 24 orëshe, për të simuluar funksionimin e qytetit dhe shërbimeve që i duhen Prishtinës brenda 24 orëve rresht.

    “Po filloj një aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëzit që e lëvizin këtë qytet. Kjo është një sfidë personale edhe për mua. Por, unë jam i shtyrë nga bindja ime e fortë: që puna e Kryetarit dhe kujdesi ndaj qytetit është 24 orë në ditë e 7 ditë në javë. Për mua nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë transformimin e madh të qytetit” ka thënë Ismaili.

    “Në 24 orët e ardhshme do të takoj përfaqësues të institucioneve publike, shoqatave, qytetarë të zakonshëm që punojnë ditë e natë për qytetin tonë. Dua të di nga afër shqetësimet e tyre aktuale, dhe zgjidhjet e tyre gjithashtu. Kjo është puna që duhet të bëjë një kryetar i mire”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!