×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Alban Krasniqi i VV-së thotë se Fatmir Limaj njihej si frikacak gjatë luftës

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 8:49

    Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim dhe e ka cilësuar si “frikacak” kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.


    Krasniqi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se Limaj nuk doli që të përballej si kandidat për kryetar me kandidatët e tjerë, derisa akuza pati edhe për veprimtarinë e tij gjatë luftës.

    “Fatmir Limaj prej Malishevasve njihet si njeri mashtrues, dredharak por edhe frikacak. Pse frikacak? Sepse frikën e tij e ka shpërfaqë edhe gjatë luftës dhe e dinë qytetarët. Por, e ka shpërfaqë edhe tani në zgjedhjet e fundit sepse e çoi si kurban mikun e tij që i ka qëndruar gjithmonë pranë e që e kanë ndihmuar njëri-tjetrin z.Ekrem Kastrati e nuk u bë burrë e të dalë para qytetarëve dhe ta kërkojë mbështetjen e tyre nëse ai po mendon se qytetarët e mbështesin”, ka thënë ai.

    “Pse z.Limaj nuk doli përballë nesh dhe të sfidohet si kryetar komune apo ndoshta ky posti si kryetar komune i duket si diçka e parëndësishme apo sikurse me z.Begaj që e ka keqpërdorë tash tenton që ta djegë z.Kastrati sepse e di që zgjedhjet janë të humbura”, ka shtuar tutje Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!