×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Ardian Gjini i bindur: Do ta fitojë Gjakovën pa balotazh

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 23:15

    Kryetari i Gjakovës, dhe kandidati i AAK-së për kryetar në këtë komunë, Ardian Gjini ka thënë se Gjakova ka dy kandidatë të cilët qytetarët i njohin mirë, dhe se 17 tetori do të dëshmoj se qytetarët dinë të vlerësojnë.


    “Në Gjakovë janë dy kandidatë për kryetarë komune të cilit Gjakova i njeh, dhe nuk ka befasi, i dinë dallimet, konceptet, i din mendimet, përkushtimet, dhe po besoj që më 17 tetor ko me dëshmu që qytetarët dinë me vlerësu, për të cilën jam i bindur”, tha Gjini në Politiko të Kanal 10.

    Tutje Gjini tha se ai do të fiton Gjakovën qysh në raundin e parë.

    “Po besoj që matjet që i ka bo Aleanca deri tash më nxjerrin fitues në raundin e parë edhe ata bindshëm, por pa arrogancë, me kujdes d të shohim shumë shpejt, por që matjet tona më nxjerrin fitues në raundin e parë”, përfundoi Gjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!