×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Ardian Gjini prezanton investimet që janë kryer në 5 fshatrat e Gjakovës që ishin lënë pas dore

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 10:41

    Kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini, njëherish kandidat edhe për një mandat për këtë komunë, ka prezantuar investimet në janë kryer gjatë mandatit të tij në pesë fshatra të Gjakovës.


    Gjini ka thënë se, në vitin 2017, Novosella e Epërme, Dobrigjeja, Firaja, Palabardhi e Biteshi ishin të lëna pas dore, pa investime, pa rrugë, pa përkujdesje institucionale.

    Ai ka treguar se për më pak se katër vite kanë ndodhur shumë ndryshime si rezultat i investimeve milionëshe, të destinuara në këto anë nga Komuna e Gjakovës.

    Postimi i plotë: 

    ? Kur erdha në zyrë në vitin 2017, Novosella e Epërme, Dobrigjeja, Firaja, Palabardhi e Biteshi ishin të lëna pas dore, pa investime, pa rrugë, pa përkujdesje institucionale.

    ? Sot, në takime me banorët e këtyre fshatrave u shpreha i lumtur që për më pak se katër vite kanë ndodhur shumë ndryshime si rezultat i investimeve milionëshe, të destinuara në këto anë nga Komuna e Gjakovës.

    ?️ Tani diskutuam për një dimension të ri të investimeve, siç janë projektet që lidhen me jetën në komunitet, pritoret e autobusëve nëpër fshatra, investimet te të rinjtë e talentuar në sport e art dhe segmente të tjera të jetës dhe infrastrukturës.

    ? Me punë dhe dashuri do t’i arrijmë të gjitha!
    #GjakovësEdheMëShumë #121

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!