Kandidati nga radhët e AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini po vazhdon fushatën e tij pë zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Gjatë ditës së sotme, Gjini ka vizituar shoqatën “Bereqeti” në Gjakovë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka takuar koordinatorin e kësaj organizate, derisa e ka falënderuar për punën e madhe që bëjnë për ata qytetarë në nevojë.
Postimi i plotë:
Solidariteti është një prej virtyteve më të mira të njeriut. Secili prej nesh, të paktën një herë në jetë, kemi pasur nevojë që dikush të jetë solidar me ne. Njerëz solidarë, me zemër të madhe e mendje të pastër, janë mbledhur në shoqatën “Bereqeti” dhe merren me bamirësi.
? Koordinatorin e “Bereqeti”-t në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahun, e falënderova për punën e madhe që po e bën ai dhe organizata që e drejton për qytetarët që kanë nevojë për një krah ku të mbështeten. E sigurova që Komuna e Gjakovës do të jetë përkrahëse e përhershme e veprimtarisë humane të organizatës, ashtu siç ka qenë deri sot.
? Bashkë, në të mirë e në të keq. Askush s’do të mbetet prapa!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.