×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Gara për Gjakovën: AAK–Mimoza Kusari, beteja mbi dekadëshe

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 16:55

    Gjakova si edhe shumë komuna të tjera nga periudha e pasluftës është udhëhequr nga parti të ndryshme, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re.


    Përjashto zgjedhjet e para të vitit 2007 ku fitues ishte LDK-ja me Astrit Haraqinë, në zgjedhjet tjera lokale për kryetar të komunë beteja është zhvendosur mes AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lilës, tani ushtruese e detyrës së kryetares së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Edhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, do të ketë një përballje mes Mimoza Kusari-Lilës këtë herë si kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Gjakovës dhe kandidatit të AAK-së, Ardian Gjini (kryetar aktual).

    Kusari-Lila do të kërkojë të ‘hakmerret’ ndaj Gjinit, i cili e kishte mposhtur në zgjedhjet e 2017-tës.

    Kandidatë tjerë për kryetar të Gjakovës janë: Arbnesha Kuqi kandidate e PDK-së, Teki Shala kandidat i LDK-së, Ferdinand Kolaj nga PSDHK dhe Fazli Hoxha nga NISMA.

    Historiku i zgjedhjeve për kryetar të komunë së Gjakovës

    Zgjedhjet e para për kryetar të komunës u mbajtën më 17 nëntor të vitit 2007.
    Në raundin e parë asnjëri nga kandidatët e partive (LDK, PDK, AAK, ORA, LDD, AKR) nuk arriti të zgjidhej kryetar i komunë së Gjakovës.

    Në balotazh shkuan kandidati i AAK-së, Pal Lekaj dhe ai i LDK-së, Astrit Haraqija.
    Pal Lekaj fitoi në balotazh pasi mori besimin e 56.39% të gjakovarëve, kurse Astrit Haraqija i LDK-së mori 43.61%.

    Dy vite më vonë, më 2009 u mbajtën sërish zgjedhje lokale. Pal Lekaj, ishte sërish kandidat i AAK-së për kryetar komune. Ai fitoi 51.92% të votave të qytetarëve, pra pa balotazh, duke lënë të dytën në renditje Mimoza Kusari-Lila, kandidate e AKR-së me 41,48% të votave.

    Këta dy kandidatë u ballafaquan edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ku Mimoza Kusari-Lila, kandidate e AKR-së, arriti ta mposhtë në balotazh Pal Lekajn e AAK-së, duke u bërë gruaja e pare kryetare komune në Kosovë.

    Kusari-Lila kishte marrë 52.38% të votave, kurse Lekaj 47.62%.

    Garë e nxehtë për Gjakovën u zhvillua edhe në vitin 2017 ku sërish në garë ishte Mimoza Kusari-Lila, ku kësaj here e humbi ‘betejën’ me AAK-në, pasi u mposht nga kandidati i kësaj të fundit, që ishte Ardian Gjini.

    Por kandidati i AAK-së arriti të bëhet kryetar vetëm pas raundit të dytë. Në balotazh Gjini kishte fituar 53,46% të votave të qytetarëve, kurse Mimoza Kusari-Lila kishte 46.54%.

    Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin e saj Driton Çaushin në raundin e pare kishte fituar 12.87% të votave.

    Për zgjedhet lokale të tetorit, përveç AAK-së, ende kandiatët zyrtarisht nuk i kanë shpallur as Lëvizja Vetëvendosje (Mimoza Kusari-Lila emri më i përfolur), PDK, LDK, NISMA.

    Kujtojmë se pjesëmarrja në votime në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ka qenë 44.10%.

    Rezultatet e zgjedhjeve lokale nga paslufta për kryetar të komunës së Gjakovës:

    Zgjedhjet komunalet të vitit 2007 (balotazh)

    Pal Lekaj 56.39%

    Astrit Haraqija LDK 43.61

    Zgjedhjet komunale të vitit 2009

    Pal Lekaj AAK – 51,92%

    Mimoza Kusari-Lila AKR – 41,48%

    Zgjedhjet Komunalet të vitit 2013

    Mimoza Kusari-Lila AKR – 52,38%

    Pal Lekaj – AAK 47,62%

    Zgjedhjet Komunale të vitit 2017 – (balotazh)

    Ardian Gjini – AAK – 53,46%

    Mimoza Kusari-Lila – Alternativa 46,54%

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!