×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Ardian Gjini: 99 për qind e problemeve në shëtitoren e lumit Krena janë eliminuar

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 23:34

    Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se 99 përqind e problemeve në shëtitoren e lumit Krena janë eleminuar. Ai njoftoi se për vitin tjetër e kanë buxhetuar ndarjen e ujërave atmosferik dhe fekal në rrugën Dërgut Vokshi, që lidhen me Krenën.


    “Në lumin Krena i kem vendosë 2.5 kilometra gypa të kanalizimit. I kemi disa probleme përshkak se projekti nuk është kry edhe përshkak se në disa akse të rrugëve të cilat tangojnë me lumin Krena kemi edhe ujëra atmosferikë.” tha Gjini në një vieo të postuar në Facebook.

    Tutje kryetari aktual i Gjakovës vlerëson se me Krenën ka ndodhur ndryshim kolosal.

    “Ju e dini si ka qenë ai vend, ju e dini si ka kundërmu ai vend, familjet që kanë qenë përreth Krenës, nuk kanë mund as dritaret me i hapë, ndërsa sot është një ndër arteriet kryesore për rekreacion dhe shëtitje.”

    Kurse sipas kandidatit për të parin e Gjakovës me përfundim të projektit nuk do të ketë më asnjë problem për qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!