×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Kandidati i AAK-së për Malishevën “shpik” një fjalë të re: Do të kërkojmë xhirollogaridhënie nga të gjithë

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 8:03

    Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, i cili ditë më parë tha se në kohën e lirë lexon lektyra, ka vazhduar me prezantimin e programit të tij qeverisës në debate  të ndryshme.

    Në një përballje të fundit me kandidatët e tjerë që janë në garë për Malishevën, Berisha ka lënë të nënkuptohet se ka mungesë njohurish për disa nga termet që i përdorë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka shpikur shprehjen “xhirollogaridhënie” duke dashur të thotë se do të kërkojë llogaridhënie nga personat me të cilët do të punojë në udhëheqje të komunës.

    “Do të kërkojmë xhirollogaridhënie prej personave përgjegjës që mirren me menaxhimin e shtëpisë së shëndetit, shkollave, komunës e administratës. Se pa kërkuar xhirollogaridhënie prej këtyre personave nuk mund të kemi sukses”, ka thënë ai te “Jeta në Kosovë”.

    Shikoni videon:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!