×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Krasniqi: Ismajli meriton të jetë kryetar i Shtimes

    Reporteri
    11 Nëntor 2021 | 19:23

    Fushata elektorale po vazhdon.

    Në vazhdën e fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin përmbyllës elektoral në komunën e Shtimes. Para simpatizantëve të shumtë u tha se ky qytet do të vazhdojë të qeveriset me PDK-në dhe Naim Ismajlin kryetar.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke kërkuar votën e qytetarëve, tha se Naim Ismajli meriton të jetë në krye të Shtimes, pasi me vizionin e tij ka transformuar këtë qytet.

    “Me 14 nëntor do të festojmë përsëri bashkë siç festuan fitoren e PDK-së në raundin e parë. Shtimja është një qytet i rëndësishëm në hartën e Kosovës, një komunë me traditë dhe identitet. Ky qytet ka pasur një transformim dhe ka marrë një pamje të re gjatë qeverisjes së PDK. Lidhja jonë me qytetarët e Shtimës është e pashkëputshme pasi kemi qenë për njëri-tjetrin…Naimi ka qeverisur gjatë sepse ka qeverisur mirë, ka qenë një njeri i afërt me secilin qytetarë, në punën e tij i ka qëndruar afër secilit kërkesë të shtimjanëve”, tha ai.

    Më i zëshëm në kërkim të mbështetjes së qytetarëve u shpreh kandidati për kryetar të Shtimes, njëherit kryetari aktual, Naim Ismajli.

    “Qytetarët e komunës së Shtimes do të vendosin për kryetarin dhe të ardhmen e tyre. Do të vendosin të vazhdojnë me sukseset dhe projektet që i kemi paraparë në katër vjetët e ardhshme. Gjatë këtyre ditëve kemi takuar shumë qytetarë dhe kemi prezantuar vizionin tonë. Kemi qenë konkret për secilin segment, synim ynë ka qenë që qytetarit t’ia bëjmë të qartë cilat projekte do të jenë në katër vjetët e ardhshme. Në komunikim me qytetarët, ata kanë pasur të dëgjojnë ofertën e kryetarit Ismajli. E themi se ka pasur vetëm një ofertë pasi kundërkandidati nuk ka pasur ofertë, në mungesë të vizionit dhe projekteve konkrete”, tha ai.

    Ismajli premtoi edhe zona të reja ekonomike në Shtime dhe përfundim të projekteve në infrastrukturë në dy vitet e para qeverisjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!