×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Krasniqi për Uran Ismailin: Kandidati më i përgatitur për të udhëhequr Prishtinën, ai do të jetë në balotazh

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 23:14

    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se Uran Ismaili është kandidati më i përgatitur për të udhëheq me Prishtinën. Krasniqi është i bindur se Ismaili do të jetë në balotazh.


    Në emisionin Pressing, Krasniqi ka dhënë arsyet e këtyre pritshmërive.

    “Unë besoj fuqishëm në kandidaturën e Uran Ismailit. Urani para së gjithash si djalë i Prishtinës e don këtë qytet dhe vërtetë e ka me pasion dhe me bindje që mundet me qenë kryetar i mirë për krejt qytetarët”, thotë Krasniqi.

    “Kandidatura e Uranit nuk është vetëm kandidaturë e PDK’së. Urani është kandidat i të gjithë qytetarëve të Prishtinës para së gjithash. Mendoj se fushata të cilën e ka bërë, ka qit standard të ri jo vetëm në Kosovë por besoj mundet me u konsideru edhe në rajon sepse ka qenë një fushatë e cila në qendër e ka pasur qytetarin, jo kritikën por ofertën”, theksoi ai.

    “Mendoj që neve të gjithëve na ka bërë nderë me një kandidim të tillë. Unë si votues në Prishtinë mendoj se duhet ta bëjmë pyetjen: kush është ai kandidat që mundet pernime me më kry punë”, shtoi Krasniqi.

    “Në këtë garë jam i bindur që Uran Ismaili është shumë herë më i përgatitur se krejt kandidatët e tjerë për me qenë kryetar i komunës. Edhe në kuptimin akademik edhe në kuptimin e përvojës menaxheriale, edhe institucionale por mbi të gjitha në kuptimin e parapërgatitjes që ai e ka për me kry detyrën e kryetarit të Komunës”, thotë Krasniqi.

    “Si qytetar i Prishtinës, edhe sikur të isha krejtësisht i pavarur politikisht, në këto zgjedhje Uran Ismaili kish me qenë për mua zgjedhja e pakontesueshme”, thotë ai.

    “Kandidatura e Uranit e tejkalon suazat partiake dhe qëllimi i tij ka qenë kështu dhe qeverisja do të jetë kështu. Besoj që një pozicion që Urani tashmë e ka fuqishëm në balotazh, do të ja jap një mundësi që të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve. Predispozitat janë që në raundin e dytë që të jetë fitues. Është megjithatë e rëndësishme se do të jetë në balotazh”, shpjegoi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!