×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    “Lufta” mbi 1-dekadëshe LDK-AAK për Suharekën

    Reporteri
    09 Tetor 2021 | 8:50

    Nga paslufta, komuna e Suharekës është qeverisur nga vetëm dy parti, LDK-ja dhe AAK-ja.


    Kryetari i parë i kësaj komune pasluftës ishte Ukë Bytyqi nga LDK-ja, i cili u vra më 27 tetor të vitit 2002, shkruan Reporteri.net.

    Më pas herë njëra, herë tjetra, fituan besimin e suharekasve, por që kjo mund të ndryshojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, nëse kihet parasysh rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ku Vetëvendosje doli bindshëm e para në këtë komunë me mbi 41% të votave, duke lënë pas AAK-në dhe LDK-në me mbi 18%.

    Suhareka aktualisht qeveriset nga AAK-ja dhe kryetari Bali Muharremaj, i cili ka qenë tejet aktiv në terren. I njëjti nga AAK është zyrtarizuar si kandidat edhe për një mandat.

    LDK ndërkaq ka zyrtarizuar si kandidat, Ardian Shalën, Vetëvendojse garon me Salih Zybën, kurse PDK garon me Murtez Zekolli.

    Bali Muharremaj në një intervistë dhënë në muajin qershor për Reporterin kishte shprehur bindjen se do ta fitojë edhe një mandat si kryetar i Suharekës, çka kishte pohuar se ka fytyrë t’ua kërkojë sërish votën bashkëqytetarëve të tij.

    Rezultatet e zgjedhjeve lokale në Suharekë

    Në zgjedhjet e organizuara nga KQZ në vitin 2007, në raundin e pare fituese doli LDK-ja me 41.15% të votave, e dyta PDK me 40.58%, e treta LDD me 7.47%, e katërta AKR me 5.71%, e pesta AAK me 3.45%.

    Garën e balotazhit e fitoi LDK-ja dhe kandidati i saj, Sali Asllanaj, që mori 58.19% të votave dhe u bë kryetar i Suharekë, duke lënë pas kundërkandidatin e tij nga PDK, Enver Hoxhaj, shkruan Reporteri.net.

    Në zgjedhjet lokale të 2009, në raundin e pare fitues doli AAK-ja me kandidatin, Blerim Kuçi, 34.03% të votave, duke lënë pas Ramë Vatën e PDK-së me 32.61% dhe Sali Asllanaj e LDK-së me 31.03%.

    Fitues i balotazhit doli Blerim Kuçi i AAK-së, që kishte marrë 52.33% të votave duke u bërë kryetar i Suharekë, pasi kishte mundur Ramë Vatajn e PDK-së që 47.67% të votave.
    Në zgjedhjet lokale të 2013-tës, LDK kishte dalë fituese në raundin e pare me kandidatin e saj, Sali Asllanaj, që kishte marrë 34.58% të votave, duke lënë pas Bali Muharremajn kandidat i AAK-LDD, dhe Ramë Vatajn e PDK-së që kishte marrë 28.82%, kurse i katërti ishte renditur, Ibish Ahmeti nga Vetëvendosje 3.81%.

    Sali Asllanaj në garën e balotazhit kishte dale fitues pasi kishte marrë 53.38% të votave, çka ja kishte kthyer pushtetin LDK-së në Suharekë, pasi kishte mposhtur kundërkandidatin e tij nga AAK, Bali Muharremaj.

    Edhe në zgjedhjet lokale të 2017-tës ishte zhvilluar garë e ‘nxehtë’ mes Sali Asllanajt të LDK-së dhe Bali Muharremajt të AAK-së. Ky i fundit ju kishte ‘hakmarrë’, kandidatit të LDK-së që e kishte mposhtur në lokalet e 2009-të.

    Bali Muharremaj nga AAK kishte fituar në raundin e pare 39.92% të votave, kurse Sali Asllanaj nga LDK kishte fituar 34.01%, i treti ishte renditur Blerim Xhemaili nga PDK me 12.37%, i katërti Salih Zyba i Vetëvendosjes me 10.05%, kurse kandidatët e partive tjera kishin fituar më pak.

    Garën në balotazh e kishte fituar Bali Muharremaj i AAK-së, duke fituar mandatin e dytë si kryetar i Suharekë, pasi kishte mposhtur kundërshtarin e tij, Sali Asllanaj të LDK-së i cili kishte marrë 47.43% të votave. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!