×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Memli Krasniqi në Dragash: Shaban Shabani do të vazhdojë qeverisjen e mirë për gjithë qytetarët pa dallim

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 18:08

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar të dielën në Dragash, ku bashkë me kryetarin Shaban Shabani kanë takuar qytetarë, mësimdhënës, ndërmarrës e të rinj, me të cilët kanë diskutuar projektet e reja për zhvillimin e kësaj komune.


    Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Shaban Shabani e ka dëshmuar që di të qeverisë për të gjithë qytetarët, pa dallim.

    “Andaj, më 17 tetor, mbështetja për programin e Shabanit dhe të PDK-së do të jetë e pashmangshme”, tha Krasniqi.

    Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

    Në Dragash, pashë vullnet e mobilizim të jashtëzakonshëm të qytetarëve të kësaj komune për ta përkrahur kryetarin Shaban Shabani për të vazhduar qeverisjen e mirë, të ndershme dhe transparente.

    Dragashin, si vend me potencial për turizëm malor do ta zhvillojmë edhe më tej e në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë zonë turistike.

    Shaban Shabani e ka dëshmuar që di të qeverisë për të gjithë qytetarët, pa dallim. Andaj, më 17 tetor, mbështetja për programin e Shabanit dhe të PDK-së do të jetë e pashmangshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!