×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Përparim Rama: Vitia nuk ka aftësi menaxhuese

    Reporteri
    12 Nëntor 2021 | 22:07

    Përparim Rama, kandidat i LDK’së për kryetar të Prishtinës ka kritikuar kundërkandidatin e tij Arben Vitia. Thotë se Vitia është i varur dhe nuk merr vet vendime.

    Përparim Rama, ka thënë se kundërkandidati i tij, Arben Vitia, është tërësisht i varur nga lidershipi i Vetëvendosjes dhe kjo do ta dëmtonte qytetarin e Prishtinës.

    Rama, në Pressing tha se Vitia nuk ka aftësi menaxhuese për Prishtinën. Ai rikujtoi se Vetëvendosje ka qene në pushtet për gati 6 vjet në Prishtinë dhe nuk kanë arritur të bëjnë asnjë ndryshim për qytetin.

    “Si kandidat unë i kam thënë edhe z.Vitia se absolutisht nuk ka aftësi menaxheriale, nuk merr vet vendime”, tha Rama.

    “Në pyetjet se a do të dal në debat ka thënë se do ta shqyrtojë me këtë apo atë, është dashur ta pyes dikë ai”, theksoi Rama.

    “Nuk di kush do të merr vendime aty, a do të marr vendime z.Vitia apo të gjitha di të vijnë nga lart”, shtoi ai.

    “Kryeqytetit i duhet njeri që di, mundet dhe vet merr vendime”, përfundoi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!