×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Totaj: Bashkë me bizneset si shtylla e zhvillimit, do ta forcojmë ekonominë e Prizrenit

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 19:01

    Kandidati për Kryetar të Prizrenit  nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj, në vazhdën e takimeve me biznese të suksesshme të qytetit, e ka vizituar kompaninë Swisspelet.


    Bizneset e Prizrenit kanë nevoj për mbështetje, përkrahje dhe bashkëpunim, gjë të cilën nuk e kanë pasur gjatë kësaj qeverisjeje.

    Kandidati për Kryetar Shaqir Totaj ka program specifik për përkrahjen e bizneseve dhe projekte për ngritjen e kapaciteteve të zhvillimit të ekonomisë së qytetit.

    “Ndër shtyllat kryesore të programit tonë për zhvillimin e qytetit janë projektet për mbështetjen e bizneseve lokale dhe ndihmën për punëtorët e punëmarrësit për tejkalimin e ndikimeve të pandemisë. Prandaj si qeverisje e ardhshme e Prizrenit do të krijojmë Fondin për mbështetjen e start-up bizneseve me ide inovative dhe do të funksionalizojmë Zonën Ekonomike të Prizrenit” u shpreh Totaj në këtë takim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!