×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Totaj: Do të mbështesim e do të ndërtojmë infrastrukturë në tregjet e komunës së Prizrenit

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 21:31

    Të mërkurën, Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj, i shoqëruar nga anëtarë të shtabit e kandidatë për Kuvend Komunal, vizituan Terzimahallën dhe kanë bashkëbiseduar me shumë shitës aty. Pasi është vizituar gjendja, Totaj ka biseduar me shumë nga tregtarët ambulantorë, të cilët janë shfaqur të kënaqur që i ka vizituar kryetari i ardhshëm, të bindur se me fitoren e PDK-së jo vetëm se do të fitojë Prizreni, por të gjithë fermerët, por edhe shitësit.


    Totaj, në mes tjerash më pas ka shtuar se “Është për keqardhje të shohësh gjendjen e tregut në Terzimahallë, i cili jo vetëm se nuk i plotëson kriteret, por nuk është joshës as për tregtarët e as për blerësit. Një pamje e tillë nuk do të ekzistojë gjatë qeverisjes sime, sepse puna e ndershme e fermerëve meriton trajtim më të mirë nga qeverisja komunale. Prandaj do të investojmë në infrastrukturë, duke e bërë Prizrenin me tregje, që do t’i kenë kushtet moderne.”

    Më pas tregtarët, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, duke veçuar injorimin e kërkesave të tyre, që t’u krijohen kushte dhe mundësi që të shiten prodhimet. Shumë prej tyre kanë shprehur indinjatë të thellë te qeverisja lokale, e cila jo vetëm se nuk i ka përkrahur me asnjë formë, por i ka penguar. Këto do të jenë arsyet pse ne do ta votojmë PDK-në, sepse duke votuar për PDK-në, jemi të bindur se kemi votuar për vete, kemi votuar për një zhvillim. PDK-ja është parti që i mban premtimet dhe se investon për të mirën e qytetit pa kritere partiake, siç ka vepruar gjatë këtyre katër viteve Haskuka, – kanë qenë vetëm disa nga shqetësimet e tregtarëve në tregun e Terzimahallës.

    Në ndarje me këta tregtarë, të cilët edhe premtuan përkrahje për PDK-në që ta fitojë garën pa balotazh, sepse populli i Prizrenit është i bindur se katër vite më parë kanë votuar gabimisht për VV-në. Ndërsa Totaj, ka theksuar se “Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të rikthej fokusin tek fermerët duke u siguruar kushte më të mira për plasimin e produkteve e duke ofruar mbështetje financiare për të ngritur kapacitetet e tyre prodhuese.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!