×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Totaj në Has: PDK-ja është adresa e vetme, për Hasin e zhvilluar

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 21:20

    Kryetari i Partisë Demokratike Memli Krasniqi sot ishte në Has për ta mbështetur kandidatin për Kryetar të Komunës së Prizrenit Shaqir Totajn. Krasniqi i shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së në Has Adem Morina.


    Në këtë takim me struktura dhe simpatizantë, gjithnjë në respektim të masave për pandeminë, është kërkuar mbështetje e fuqishme për Shaqir Totaj dhe kandidatet për asamble nga Hasi.

    Shaqir Totaj, duke folur para strukturave të PDK-së në Has, ka theksuar se e vetmja adresë e Hasit është PDK-ja, ku do ketë fokus për investime në çdo segment. Me fitoren e PDK-së më 17 tetor, do të fitojë vizion për të ardhmen dhe për zhvillimin e Prizrenit. Dhe në këtë mënyrë do të ndërprehen keqpërdorimet e bëra deri më tash. Gjatë katër viteve të ardhme më nuk do të ketë punësime me zarfa, dhe të vijnë nga anë e botës për të punuar në Has, ndërsa të rinjët e Hasit të diplomuar të ikin nga vendi. Secili do të jetë në vendin e vet sipas kualifikimit që do të ketë e nuk do të ketë përzgjedhje politike në asnjë sektor.

    Ndërkaq Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, duke iu drejtuar hasjanëve ka theksuar se Prizreni është me fat qe ka një kandidat për kryetar siç është Shaqir Totaj, siç pohoi një menaxher me renome ndërkombëtare, që i duhet qytetit dhe qytetareve te Prizrenit.

    Ai u bëri thirrje hasjanëve për t’i mbështetur kandidatet për Asamble nga Dega Has, Egzona Hoxhaj, Sherife Balaj dhe Drita Qenaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!