×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Totaj në tubimin përmbyllës: Prizreni do ta hap kapitullin e zhvillimit të dielën

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 12:23

    Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren ka mbajtur tubimin përmbyllës, pas gati një muaji sa ka bërë fushatë me qëllimin e arritjes së aleancës me qytetarin për të qeverisur bashkë për Prizrenin pas 17 tetorit.

    Në këtë tubim, që ishte tubim i shpresës, pos kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i pranishëm ishte edhe Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi si dhe ish kryetari Dr. Ramadan Muja, ish kryetari i PDK-së për Prizren Minir Krasniqi, kandidatët për Kuvendin e Prizrenit dhe struktura tjera të PDK-së.

    Memli Krasniqi në këtë tubim madhështor ka thënë se gjatë katër viteve të kaluara për Prizrenin është ndalur ora në vend, andaj më 17 tetor, me angazhimin tuaj dhe me votën e qytetarëve, Prizreni do të nisë sërish ta përjetojë ndërtimin dhe zhvillimin. Mobilizimi juaj, në njërën anë dhe në anën tjetër prania e juaj edhe pse e kufizuar për shkak të masave, dëshmon se ora e Prizrenit do të aktivizohet me PDK-në, me kryetarin e ardhshëm Shaqir Totajn.

    Ndërsa Shaqir Totaj, pasi ka falënderuar kryetarin e Komunës së Prizrenit për dhjetë vite me radhë Prof. Ramadan Mujën e kryetarin e PDK-së Minir Krasniqin, ka theksuar se PDK-ja kur është e bashkuar dhe unike fitoret i ka të sigurta, andaj sonte jemi mbledhur që në një mënyrë ta kremtojnë fitoren e 17 tetorit, sepse kështu ka vendosur Prizreni. Për fitore të PDK-së kanë vendosur biznesmenët, kanë vendosur mjekët e infermierët, kanë vendosur mësimdhënësit dhe qytetarët, që për katër vite kanë përjetuar secili në formën e vet tmerrin institucional. Andaj, fitorja jonë do të jetë fitore për qytetin, për ardhmërinë dhe për një zhvillim të hovshëm në të gjitha segmentet e jetës.
    Entuziazmi i të pranishmëve dhe mbështetja e gjerë popullore e prizrenasve është garanci e fitores së PDK-së më 17 tetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!