Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, i cili po synon sërish udhëheqjen e kësaj komune ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votimit. Por, ai nuk është parë i shoqëruar nga askush, e këtë pyetje ja bënë gazetarët se përse ka ardhur i vetëm për të votuar.
Në këtë pyetje, Berisha për T7 tha “Zakonisht votoj vet që 20 vite, jam pa gjithmonë votoj vetë”, tha ai.
Ai tha se sot po zhvillohet proces demokratik, pa ndërhyrje.
“Ajo që e duan të gjithë e don edhe ky vend, unë do të shënoj një fitore besoj, qytetarët do të vendosin”, u shpreh ai tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.