×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Uran Ismaili: Më 2025 Prishtina do të jetë e gjelbër, digjitale dhe destinacion

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 22:57

    Kandidati për kryetar të Prishtinës Uran Ismaili tha se si kryetar i ardhshëm i Prishtinës, në fund të mandatit më 2025 Prishtinën do ta bëjë qytet të gjelbër, qytet ku është rritë kualiteti i jetës së gjithë qytetarëve në lagje, Prishtinë digjitale dhe Prishtinë urbane e destinacion.

    “Njerëzit sot në lagjet e tyre , nuk ndihen të qetë. Mungesa e shërbimeve, mungesa e çerdheve, qentë endacakë, mungesa e shkollave, prandaj të rritet kualiteti i jetës”, tha Ismaili kur u pyet për se si e sheh Prishtinën në vitin 2025.

    Sipas tij në vitin 2025 pret një Prishtinë inovative dhe një vend atraktiv që është destinacion për të gjithë vizitorët që vijnë e shohin identitetin e vërtetë të Prishtinës, të cilin tashmë e ka humbur.

    “Pra ajo është pjesa kulturore, pjesa artistike, pra një identitet i vërtetë i Prishtinës çfarë ne e njohim. E dua aq shumë Prishtinën sa do të punojmë bashkë me qytetarët pa dallime politike për ta zhvilluar siç e meriton”, shtoi Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!