×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Uran Ismaili me aktivitet 24 orësh, pa ndërprerje

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 10:23

    Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot e ka nisë realizimin e iniciative tjetër shumë unike.

    Ai ka njoftuar se ka filluar një aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëz e institucione që kryejnë shërbime 24/7, për nevojat e qytetarëve.

    “Kjo është një sfidë personale, edhe për mua. Por unë jam i shtyrë nga bindja ime e fortë: puna e Kryetarit është 24/7. Për mua nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë transformimin e madh të qytetit. “, ka thënë Ismaili.

    Ismaili ka thënë se qytetarët nuk meritojnë asgjë më pak se një kryetar komune i cili është 100 përqind i përkushtuar për të rregulluar problemet e tyre.

    Ismaili e ka nisë ditën me një Konferencë për Media në orën 08:00, dhe gjatë 24 orëve në vazhdim do të zhvilloj një mori të takimeve të pandërprera gjatë 24 orëve, dhe në fund ta përmbyllë përsëri me një konferencë tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!