×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Uran Ismaili nënshkruan zotimet për lagjen Ulpiana (Lista)

    Reporteri
    02 Tetor 2021 | 16:50

    Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka vazhduar me nënshkrimin e zotimeve të punëve që do ti bëjë nëpër lagje e fshatra të Prishtinës.


    Sot, para dhjetërave banorëve të lagjes Ulpiana, Ismaili ka nënshkruar zotimet e tij konkrete të cilat ka thënë se do ti përfundoj deri në vitin 2024.

    Ai ka thënë se këto zotime do të mbesin si dëshmi të cilat nuk mundeni me i harru. “Juu keni me i pa dhe keni me pasë ma të lehtë me më mbajtë për fjale.”, ka thënë ndër të tjera ai.

    “Ulpiana duhet të ketë pastërti në çdo pjesë të lagjes. Kontenjerat e mbeturinave nuk munden me qenë pika të zeza të lagjes. Tunelet nuk munden me qenë të errëta e të rrezikshme. Qenët endacak nuk munden me na rreziku fëmijët e ma të dashurit tanë. Na kemi nevojë të bëjmë një jetë ma të qetë e të sigurtë për krejt. “, ka thënë ai.

    Ismaili u zotua se deri në Tetor 2024 do t’i ndreq problemet e mëposhtme të Ulpianës:

    – Transformimin e tregut të Ulpianës në një vend atraktiv për tregtarët dhe qytetarët

    – Ndriçim efiçient në çdo rrugë të lagjes

    – Rregullim i fontanës

    – Shtimi i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës

    – Pastërti të plotë në çdo pjesë të lagjes, përfshirë tunelet

    – Parking për çdo familje

    – Trajtim dhe mirëmbajtje e të gjitha hapësirave të gjelbëra ekzistuese dhe lidhja e tyre me hapësirat qendrore

    – Trajtimi i fasadës dhe probleve të tjera të soliterave të Ulpianës

    – Largim i azbestit nga kulmet e ndërtesave

    – Trajtimi i ndërtesave dhe zgjerimi i projektit nga NPB për hyrje dhe fasada

    – Shndërrimi i ish-strehimores së lagjes në qendër për komunitet

    – Shtimi i brezave gjelbërues përgjatë rrugëve kryesore

    – Rregullimi dhe mirëmbajtja e mbikalimit tek shkolla “Ali Sokoli”

    – Largimi i problemit të qenve endacakë

    – Shtimi i shtigjeve të reja për çiklistë dhe lidhja e atyre ekzistuese në rrjet

    – Rregullimi dhe mirëmbajtja e fushave sportive

    – Rregullim i hapësirave publike tek qendra tregtare (Lesna)

    – Mirëmbajtja dhe ndriçimi i të gjitha tuneleve nëpër lagje

    “Këto janë zotimet e mia për Ulpianën. Kemi me ndreqë bashkë Prishtinën edhe çdo lagje të saj. Skemi me u anku, e skemi me kqyr mbrapa. Kemi me bo maksimumin për Prishtinën, sepse Prishtina na bashkon. “, ka përfunduar Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!