×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Uran Ismaili: Qytetarët do të më mbajnë mend si kryetar që nuk i ka ndarë në vija partiake por i ka bashkuar për Prishtinën e të ardhmes

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 21:52

    Kandidati për kryetar të Prishtinës Uran Ismaili tha se qytetari i Prishtinës do ta mbajë mend si kryetar që të gjitha ato që ka premtuar i ka realizuar, sepse planifikimet i ka bërë bashkë me qytetarët.

    Ismaili tha se te gjithë ata që do të vinë do të mbesin me mbresa për Prishtinën, do të angazhohet për një Prishtinë të gjelbër, Prishtinë urbane, Prishtinë e të gjithëve.

    “Do të mbahem mend si kryetar që i ka bashkuar qytetarët rreth problemeve e nuk i ka ndarë ata në vija partiake”, tha Ismaili në “Kallxo Përnime”

    Duke folur për planin urbanistik Ismaili tha se asnjë kryetari nuk i takon të bëjë diqka pa i pyetur qytetarët dhe “qëllimi im është që plani urbanistik të bëhet bashkë me qytetarët. Unë angazhohem që këmbësori dhe ciklisti të lëvizë lirshëm dhe Prishtina të një vend jete e jo vetëm një vend punë dhe vend administrate”, tha Ismaili.

    Në debat po marrin pjesë edhe kandidatët tjerë për kryetar të Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!