×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në Parlamentin Evropian, Haradinaj thirrje shqiptarëve: Dilni në votime

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 11:10

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e  fillimit të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në shtetet e BE-së e që kanë të drejtë vote, ta shfrytëzojnë atë për të votuar kandidatët të cilët janë më të zëshëm dhe që përkrahin interesat e përbashkëta.


    Veçanërisht Hardinaj thotë që të votohen kandidatët e Partive Popullore Evropiane.

    Kryeministri thotë se Parlamenti i ri Evropian do të jetë një partner i rëndësishëm për Kosovën në periudhën e ardhshme pesë vjeçare.

    Postimi i plotë:

    Sot me nisjen e zgjedhjeve për Parlamentin Europian, ftoj bashkëatdhetarët që kanë të drejtë vote në shtetet e Bashkimit Europian të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë për kandidatët më të zëshëm në përkrahjen dhe promovimin e interesave tona të përbashkëta, veçanërisht kandidatët e Partive Popullore Europiane. Parlamenti i ri europian do të jetë partner i rëndësishëm për ne në pesë vitet e ardhshme!

    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!