×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në Shqipëri, Vjosa Osmani uron Partinë Socialiste për fitoren, s’e përmend Edi Ramën

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 22:39

    Presidentja  Vjosa Osmani e ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.


    Osmani gjithashu e ka përgëzuar edhe Partinë Demokratike e partitë e tjera për garën zgjedhore që u mbajt gjatë ditës së diel në Shqipëri.

    “Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore”, tha Osmani në llogarinë e saj në Twitter.

    “Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!