×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në VV, Kurti: Sot është dita e demokracisë në Lëvizjen Vetëvendosje

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 11:01

    Kryetari aktual i VV-së, njëherit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar sot në shkollën Gjergj Fishta në Prishtinë, në zgjedhjet e partisë që ai drejton, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Pas votimit Kurti tha se sot në Lëvizjen Vetëvendosje është dita e demokracisë ku secili anëtar i partisë duhet të dëgjohet.

    “Sot është dita e demokracisë në Lëvizjen Vetëvendosje për shkak se kemi zgjedhje të brendshme dhe secili anëtar i subjektit tonë politik mund dhe duhet të dëgjohet. Në 46 qendra mbahen zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes, për kryetare të strukturës së re “Gratë për Vetëvendosjen”, poashtu edhe për kryetar për strukturën e re “Rinia për Vetëvendosjen” por gjithashtu edhe për niveelet e qendrave në 26 sosh mbahen zgjedhjet për kryetar të qendrave”, tha Kurti.

    Tutje ai ftoi të gjithë anëtarët që të ushtrojnë e tyre duke zgjedhur udhëheqje të mira për katër vitet e ardhshme.

    “Lëvizja jonë ka nevojë për më shumë strukturim.I ftoj të gjithë anëtarët e VV-së dhe i ftoj ta ushtrojnë detyrën e tyre për të zgjedhur udhëheqje të mira për katër vitet e ardshme”, tha Kurti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!