×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjim Hyseni i PSD-së: Albini nuk han pasul rregullisht, ai bën jetë shumë të mirë

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 23:58

    Zgjim Hyseni i PSD’së ka folur për Vetëvendosjen dhe zgjedhjet e 14 shkurtit në Pressing.


    Sipas Hysenit, Kurti është prej liderëve që nuk pret t’i vlerësohet puna.

    “E kam dëgjuar që një pjesë e njerëzve thonë se është mirë më i marrë mbi 51 për qind se qashtu s’ka me pas ma çka me thënë. S’ka me pasë arsyetime për pengesa eventuale. Edhe atëher kemi me mujt me fol në nivel të politikave ku kemi me parë a po qeverisë mirë ose jo’, thotw Hyseni.

    “Unë mendoj se kjo është analizë e gabuar mbi profilin politik të Albin Kurtit. Kurti nuk është dikush që qeverisë dhe pret me u vlerësuar prej qeverisjes”, shtoi ai.

    “Nëse i themi livër suprem në diskursin tonë, nuk është rastësi, pse i themi lider suprem. Lideri suprem pret ti mi shku prapa në luftë, jo me ja pëlqyer qeverisjen. Lideri suprem e ka një marrëdhënie me historinë dhe jo me përditshmërinë’, theksoi Hyseni.

    Ai ka thënë më tej se Kurti bën jetë të mirë.

    “Albini nuk han pasul rregullisht, ai bën jetë shumë të mirë”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!