×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduken tri vajza në Kosovë në 4 ditë e fundit

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 11:16

    Tri vajza janë zhdukur në Kosovë në 4 ditë e fundit.


    Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku familjarët e tyre i kanë raportuar në Polici.

    “Veternik, Prishtinë 19.01.2021, 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    “Rr.Arta,Prizren 22.01.2021-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, , thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    “Rr. Sadik Stavilevci , Gjakovë 21.01.2021 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!