×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket 14-vjeçarja kosovare në Zvicër që 4 ditë, Policia po e kërkon akoma

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 19:21

    Janë mbushur katër ditë qëkur askush nuk di asgjë për vendndodhjen e vajzës 14 vjeçe me prejardhje nga Kosova, Sania. Vetëm telefoni i saj mobil është gjetur në stacionin hekurudhor në Giesen.


    Tani edhe policia e Landit Hessen e ka bërë publik rastin e vajzës, shkruan giesener.allgemeine.de, duke kërkuar bashkëpunim të qytetarëve për gjetjen e Sanies.

    Vajza kishte dalë nga shtëpia prindërore të shtunën, rreth orës 10, transmeton albinfo.ch. Dhe nga ai çast askush nuk ka pasur më kontakt me të.

    Të gjitha masat e kërkimit të cilat deri tash i kanë ndërmarrë familjarët e saj, dhe pastaj edhe policia, kanë mbetur të pasuksesshme.

    Kosovarja është e gjatë rreth 1.60 m dhe peshon 60 kg. Ka flokë të gjata, të zeza dhe kaçurrele ndërsa sytë i ka ngjyrë kafe, transmeton albinfo.ch. Së fundi ajo kishte mbathur atlete të zeza Nike, xhinse ngjyrë të gjelbër të mbyllur dhe një xhaketë të kuqe me lule të zeza në mëngë.

    Policia e regjionit Mittelhessen pyet: Kush e ka parë këtë vajzë nga e shtuna? Kush mund të ofrojë informacione rreth vendndodhjes së saj? Njoftojeni ju lutemi policinë në Marburg, tel. 06421/406-0 ose cilindo stacion tjetër policor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!