×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zhdukja” e mostrave të Astrit Deharit, publikohen emrat e katër zyrtarëve të suspenduar

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 17:39

    Janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas informatave për zhdukje të mostrave në rastin e Astrit Deharit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Vendimin për pezullim nga puna e kanë bërë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, vendim ky që ka hyrë në fuqi qysh sot.

    Të pezulluarit janë Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga, Anila Lakna, si dhe Ilirjana Shala.

    Njoftimi i plotë:

    Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore

    Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:

    Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore

    Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

    Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

    Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore

    Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!