×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillimet e fundit në dialog dhe marrëveshja në Ohër, Lajçak bisedon me eurodeputetin sllovak

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 9:52

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar me eurodeputetin sllovak, njëherit Raportues për Serbinë në Parlamentit Evropian, Vladimir Bilçik, me të cilin kanë diskutuar për marrëveshjen e fundit mes Kosovës e Serbisë të arritur në Ohër.

    Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se kanë biseduar për procesin e dialogut.

    “Ne folëm për zhvillimet e fundit në dialog dhe detajet e marrëveshjes së fundit, si dhe për punën e Parlamentit të BE-së”, ka thënë Lajçak.

    Kujtojmë se në orët e vona të 18 marsit, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pas një dite maratonike të diskutimeve në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

    Palët u pajtuan për aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën janë marrë vesh më 27 shkurt në Bruksel. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!