×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillimet në veri, ambasadori gjerman: Nevojitet zgjidhje urgjente për të shmangur përshkallëzimin e situatës

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 9:06

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përsëritur se  nevojiten zgjidhje urgjente për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në veri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai ka bërë të ditur se bashkë me ambasadorët e tjerë të vendeve të Quintit ka biseduar me përfaqësues të organizatave joqeveritare për situatën aktuale politike.

    Rohde ka thënë gjithashtu se nevojitet më shumë dialog i brendshëm.

    “Faleminderit të gjithë përfaqësuesve të organizatave joqeveritare për ndarjen e pikëpamjeve të tyre. Diskutimi ynë tregoi nevojën urgjente për zgjidhje për të shmangur përshkallëzimin. Duhet gjithashtu më shumë dialog i brendshëm”, tha ai.

    Ditë më parë Rohde ka thënë se “është absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”

    “Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka thënë Rohde.

    Gjatë ditës së djeshme Bashkimi Evropian ka konfirmuar se në Bruksel nuk ka pasur marrëveshje rreth çështjes së targave. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!