×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillimet në veri, Vjosa Osmani ndërpret vizitën në New York

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 21:57

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.


    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës me anë të një komunikate për medie. Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj.

    Presidentja mori pjesë në një bisedë në Universitetin “Columbia” në Nju Jork, derisa zhvilloi takimet edhe me homologët e saj nga Bosnja dhe Mali i Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!