×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr në objektin e Komunës së Prishtinës, evakuohen punëtorët

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 15:57

    Nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës së Prishtinës ka shpërthyer zjarr, pasditen e së enjtes.


    Nga zjarri nuk raportohet sa ka pasur të lënduar, ndërsa punëtorët dhe personat e gjendur brenda komunës janë evakuuar.

    Zjarri është shuar pak më pas nga ekipi i zjarrfikësve.

    “Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!