×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr në një banesë në Prishtinë, qytetari rrëfen tmerrin: Më thanë hajde se u kall Enisi…

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 10:34

    Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.


    Si pasojë e zjarrit tre persona raportohet kanë përfunduar me lëndime.

    Deri tash, Policia nuk ka dhënë informacione për këtë rast, mirëpo dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë dhënë detaje për arsyet e mundshme që kanë çuar deri te zjarri, shkruan Reporteri.net.

    Një nga dëshmitarët ka thënë se ka qenë jashtë lokalit të tij kur familjarët e kanë thirrur për flakën që kishte shpërthyer në një banesë aty. Sipas këtij dëshmitari zjarri kishte shpërthyer në banesën e një të riu i cili jeton në kushte të rënda.

    Sipas këtij dëshmitari, ky i ri nuk i ka kushtet elementare për jetë, madje në banesën e tij thotë se nuk ka as rrymë dhe ai shfrytëzon qirinjtë. Ky sipas këtij qytetari mund të jetë shkaku i zjarrit.

    “Isha jashtë lokalit. Më ka thirrë Lorika dhe më ka thanë o Afirm hajde se u kall Enisi. Në atë moment i kemi qitë jashtë ish kanë komplet dhoma tu kallë. Enisi është pronari i ndërtesës. Ai është rast social. Nuk e di si ka ndodhë, a ke qenë me qiri apo si, rrymë nuk ka pasë në banesë. Është lëndu Enisi dhe dy vajza. Ai djali banon vetë. Jeton në kushte të vështira. Rrymë nuk ka pasë. Ai ka qenë në gjendje jo të mirë. Unë e kam qitë jashtë. Poshtë ndihma e parë është vonuar dhjetë minuta derisa ka ardhë”, rrëfen ai.

    Ndërkohë zjarrfikësit që tashmë janë në vendin e ngjarjes kanë dhënë detaje për rastin duke bërë të ditur se zjarri tashmë është fikur.

    “Në ora 9 kemi marrë informatë për zjarrin në një banesë në Ulpianë. Kur kemi ardhë kemi fikur zjarrin. Shkaku nuk dihet ende, por janë ekspertët në vendin e ngjarjes dhe ata do ta konstatojnë shkakun e zjarrit. Sipas informatave janë tre të lënduar”, kanë njoftuar ata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!