×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr te barakat në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 16:40

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një zjarr që ka përfshirë barakat në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”, tha Borovci.

    Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar.

    “Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, përfundoi Borovci./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!