Zjarri në bjeshkët e fshatit Shtupeq – Dalin pamjet nga intervenimi i Njësisë Speciale Operative

Sot pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative të Policisë kanë asistuar Drejtorinë rajonale të Policisë në Pejë, në shuarjen e zjarrit në fshatin Shtupeq.


 

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu një pjesë të bjeshkëve të fshatit Shtupeq i Madh në Rugovë. Këtë operacion e ka udhëhequr Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave/zjarrfikësit.

Kujtojmë se në të njëjtin lokacion, që shtrihet në kuadër të Parkut Kombëtar, para disa ditësh ishte shfaqur zjarri që më pas u shua, por që u riaktivizua sërish.