×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj: Nëse Donika Gërvalla s’ka dëshmi kundër UÇK-së, atëherë prokuroria duhet të nisë rast kundër saj për shpifje

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 20:27

    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka thënë se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, duhet të deklarohet nëse e ka mbajtur fjalën dhe se i ka dorëzuar dëshmitë e veta kundër krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.


    Kështu u shpreh ai përmes një postimi në Facebook.

    Zogaj tha se nëse Gërvalla nuk ka dëshmi, atëherë sipas tij, prokuroria duhet të nis rast kundër saj për shpifje.

    Postimi i tij i plotë:

    Donika Gervalla duhet me u deklaru nese e ka mbajte fjalen dhe i ka dorezu deshmite e veta kunder njerezve te UÇK-se ne Gjykaten Speciale. Nese ka deshmi dhe ajo nuk i ka dergu atje ku e kane vendin, ajo, e rrjedhimisht dhe Qeveria e Kosoves inkriminohen, duke fshehur qellimshem deshmi dhe duke sabotu drejtesine.

    Gjithnje, nese ministrja jone e jashtme ka, e nese nuk ka, prokuroria duhet me nis rast kunder saj per shpifje, e patjeter, nje ministre qe shpife per krime lufte, duket me u shkarku e me u perza nga zyrja shteterore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!