×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv.kryeministrja Balaj-Halimaj kritikon qeverisjen e VV-së në Prizren: E keqe dhe e dëmshme

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 10:10

    Zv.kryeministri e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.


    Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga 2017-ta kur VV erdhi në pushtet e deri më 2019, pa llogaritur 2020, migrimi në këtë qytet është rritur 400%, shkruan Reporteri.net.

    Balaj-Halimaj thotë se VV para se të kritikojë të tjerët, siç thotë duhet të japë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme në Prizren.

    Postimi i saj:

    Nga 2017 që nga koha kur mori pushtetin Vetvëndosje në Prizren, e deri më 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjensisë së Statistikave të Kosovës, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!

    Nëse për largimin e qytetarëve nga komuant tjera përgjegjëse janë partitë tjera që janë në pushtet, atëherë poaq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja! Prandaj para se VV të kritikoj të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren!

    Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!