×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv.kryeministri Bislimi kritikon ish-qeverinë Hoti: Kemi gjetur thuajse zero dokumente për bisedimet me Serbinë

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 10:10

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria paraprake ka qenë plotësisht e përgatitur për procesin e dialogut, dhe se të gjitha dokumentet i janë dorëzuar kryeministrit aktual me rastin e dorëzimit-pranimit të detyrës.


    Hoti përmes një statusi në Facebook me 30 prill ka shkruar se kryeministri aktual ka pranuar të gjitha informatat për zhvillimet në procesin e dialogut.

    “Në fillim të mandatit është përgatitur dokumenti ‘Pozicioni i Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë’, ku janë elaboruar në detaje argumentet… Kryeminsitri aktual ka pranuar TË GJITHA informatat për TË GJITHA zhvillimet në procesin e dialogut. Unë mbetem i hapur dhe i gatshëm për çdo informatë për këtë proces gjatë kohës sa kam shërbyer si kryeministër i vendit”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

    Por zv.kryeministri i qeverisë Kurti, Besnik Bislimi, në raportimin para Komisionit kuvendar për Punë të Jashtme ka deklaruar se nuk kanë pranuar dokumentacion nga ish-qeveria Hoti.

    “Kur kemi marrë qeverinë kemi gjetur thuajse zero dokumente për dialogun, kjo ka qenë shumë është shqetësuese dhe kemi marrë grumbullim e informacioneve nga burimet e ndryshme ku kam takuar OJQ-të që kanë qenë në dialog, kam takuar ish-negociatorët, personat që janë kanë të involvuar në negociata, Veton Surroi, Blerim Shala dhe Skender Hyseni. Kam pranuar ta takojë edhe Edita Tahirin por nuk ka pranuar me arsyetimin se qasja është e ndjeshme. Hyseni na ka thane se ka një dosje komplete që i është dorëzuar qeverisë së re, por kjo dosje nuk ka ekzistuar”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se nga Mirsolav Lajçak ka pranuar një dosje me dokumente 200-300 faqesh, kurse një dosje krejt të vogël nga ish-qeveria.

    “Në dokumentin e ish-qeverisë nuk ka asgjë konkrete, kemi takuar këtë, kemi takuar atë, jemi kthyer në ora kaq, por nuk ka substancë asgjë”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!