×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv/kryeministri Driton Selmanaj reagon pas aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 8:42

    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës.


    Në një postim në profilin e tij në Facebook, Selmanaj ka thënë se duhet të ketë shtet ligjor.

    “Shtet ligjor – s’ka tjetër!”, shkroi ai shkurt në Facebook.

    Kujtojmë se, tridhjetë e tre persona janë arrestuar në aksionin të Policisë së Kosovës në Karaçevë të Kamenicës, 10 prej të cilëve janë policë.

    Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të përbashkët nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës.

    Thuhet se operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!