×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv.kryetari i Bujanocit i shkruan Kurtit: Fati i shqiptarëve të Luginës varet nga bashkëpunimi që do të kemi

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 13:34

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke pranuar urime nga liderë të ndryshëm botëror dhe rajonal, për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë.


    Së fundmi Kurti ka pranuar letër urimi nga zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu.

    “Musliu në letrën dërguar Kryeministrit shkruan se statusi politik i shqiptarëve të Luginës, të drejtat e njeriut dhe përdorimi i simboleve kombëtare, diskriminimi etnik nga Beogradi zyrtar, pasivizimi i qytetarëve shqiptarë, problemet me jetën e përditshme në një vend si Lugina, janë temat kryesore me të cilat do të duhet bashkërendimi e bashkëkoordinimi për t`i dhënë zgjidhje këtyre problematikave nga i cili varet fati i shqiptarëve të trevës sonë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Musliu theksoi se është më se i bindur se kryeministri Kurti e njeh realitetin e tyre dhe për këtë uron që lidhjet të forcohen, duke e përdorur autoritetin e tij si Kryeministër për mirëqenien e qytetarëve të Luginës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!