×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvicër: Kosovari që vrau gruan me lugë të këpucëve dënohet me gjashtë vjet e gjysmë burgim

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 22:51

    Edmir R. (67) është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burgim.


    Pas vuajtjes së dënimit ai duhet të largohet nga Zvicra e të kthehet në vendlindje Kosovë, ku ende e ka një shtëpi.

    Kjo sipas një vendimi të Gjykatës së Qarkut në St Gallen.

    Pesë fëmijët e tij , gati të gjithë kanë krijuar familjet e tyre, ai duhet t’i lë në Zvicër, njofton Blick.ch.

    67 vjeçari akuzohet se më 2 prill 2019 e ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij Vlorën, që ishte 60-vjeçare, e cila ka vdekur nga plagët e marra.

    Kjo pas 40 vjetëve martesë, raporton Blick.ch.

    Sipas prokurorëve të St. Gallenit, ngjarja tragjike ka ndodhur me një lugë këpucësh.

    Thuhet se i dyshuari e ka goditur tanimë të ndjerën 30 herë në kokë duke i shkaktuar plagë në kokë nga e cila edhe ka vdekur.

    Sot Edmiri para gjykatës tha se i vjen keq dhe se e kishte humbur kontrollin.

    “Më vjen keq, e humba kontrollin. I kërkoj falje fëmijëve të mi dhe familjes së bashkëshortes sime”.

    “Edmir R. kishte shpërthyer, pasi bashkëshortja ia hodhi një thes me tesha të palara dhe e shau, duke thënë se është një njeri i pistë. Po ashtu e kishte quajtur homoseksual e budalla, siç është thënë në Gjykatë, shkruan Blick.ch përcjell Klan Kosova.

    “Pak minuta para se të ndodhte kjo, ajo kishte hedhur sërish gjërat në larësen e enëve, duke thënë se ai i preku me duart e pista. Aty e humbi Edmir R. kontrollin dhe e mori lugën e këpucëve, që gjendej afër derës së shtëpisë dhe e sulmoi”.

    Që kur vajza e fundit ishte larguar nga shtëpia dy vjet e gjysmë më parë, u tha se Edmiri vazhdimisht është dashur të duronte fyerje të tilla. Dhe atë çdo ditë. Pesë gjyqtarët e vlerësuan si të dëshmuar këtë abuzim.

    Gjyqtarja në kumtimin e vendimit tha:

    “Gjykata e sheh si të dëshmuar, se i akuzuari një kohë të gjatë është fyer nga bashkëshortja dhe turpëruar. Por viktima ka vuajtur nga goditjet dhe sulmi ishte brutal”.

    Fëmijët në Gjykatë refuzuan të marrin pjesë në proces si paditës privatë kundër babait të tyre.

    Sipa Theodor Seitz, avokat i të dyshuarit edhe fëmijët janë prapa babait të tyre.

    “Ata janë plotësisht prapa babait të tyre, pasi e dinin, se nëna e tyre e ka terrorizuar atë”.

    Seitz ka paralajmëruar ankesë në shkallën tjetër, pasi nuk po pajtohet me vendimin e gjykatës.

    Ndonëse e ka pranuar se klienti i tij ka vepruar në afekt, por se ishte vrasje pa paramendim.

    Por ai thotë se dënimi është tepër i madh.

    Blick njofton se për shkak të ndjeshmërisë së rastit emrat e personazheve në artikull janë ndërruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!