×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: Thirret Kryesia e Kuvendit që të caktojë seancën për zgjedhjen e presidentit

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 14:54

    Është thirrur edhe zyrtarisht mbledhja e kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca për zgjedhjen e presidentit.


    Në njoftimin e Kuvendit, bëhet e ditur se Kryesia do të mblidhet në ora 15:00, shkruan Reporteri.net.

    “1. Kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, është pika e vetme e rendit të ditës.

    Reporteri.net merr vesh se seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit pritet të caktohet për në ora 18:00.

    LDK-ja ka deklaruar se do të marrë pjesë në votim, por te grupi i saj parlamentar ka pikëpyetje nëse disa deputetë do të respektojnë vendimin e kryesisë së partisë.

    Pas tensioneve të krijuara gjatë gjithë së premtes, të shtunën ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, takoi kryeministrin Albin Kurtin dhe pretendenten për presidente, Vjosa Osmani, ku janë marrë vesh që mazhoranca të garantojë të mos bëjë veprime pa u konsultuar me opozitën, e që opozita të mos e bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit, me qëllim të shmanget shkuarja në zgjedhje.

    Të premten Vetëvendosje tentoi që ta votoj ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje për çka u pa si shantazh i Kryeministrit Albin Kurti për ta çuar vendin në zgjedhje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!