×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani: Zgjedhjet në Veri shtyhen për në muajin Prill

    Reporteri
    10 Dhjetor 2022 | 16:06

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me partitë politike tha se kanë rënë dakord që zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të shtyhen për në muajin prill 2023, shkruan Reporteri.net.

    Osmani tha se data e saktë e zgjedhjeve do të bëhet e ditur sot ose nesër, pasi të ketë edhe një konsultim me organet e sigurisë.

    “Erdhëm në konkluzion që të shtyhen për në muajin prill, data e saktë do të bëhet e ditur sot ose nesër. Kishim dakordancë të plotë për muajin prill 2023. Të gjithë përfaqësuesit e partive politike treguan përgjegjshmëri të lartë në raport me jetën e qytetarëve, e cila duhet të sigurohet e mbrohet me çdo kusht, përkundur faktit që policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme, bandat kriminale në veri kanë arritur të frikësojnë qytetarët dhe pjesëmarrja do të ishte më e lartë. Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe, siguri për qytetarët dhe vëzhgim nga organizatat vendore e ndërkombëtar ee morëm këtë vendim.”, tha Osmani ndër të tjera.

    Shtyerja e zgjedhjeve ishte kërkuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, pas incidenteve të vazhdueshme që këtë javë ndodhën në veri të vendit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!