×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i AAK-së tregon nëse Shyqiri Bytyqi do të aderojë në këtë parti

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 17:40

    Shyqiri Bytyqi, ish-ministër i Arsimit, ditë më parë u largua nga NISMA Socialdemokrate.


    Reporteri.net ishte media e parë që raportoi se Bytyqi do të largohet nga partia e Fatmir Limajt.

    Në letrën e dorëheqjes, ai nuk tregoi se cilës parti do t’i bashkohet.

    Raportimet e mediave janë se Bytyqi do t’i bashkohet AAK-së ose PSD-së.

    Besnik Tahiri, zyrtar i AAK-së, ka folur për këtë çështje.

    Ai ka thënë se nuk ka ndonjë informacion nëse Bytyqi do t’i bashkohet partisë së tij.

    “Nuk kam ndonje informacion, nuk e di. Më ka ra një vit e gjysmë me qenë me Bytyqin në kontakt lidhur me ligjin e pagave, dhe protestave të sidndikatave të arsimit ka qenë tejet serioz. Ndoshta edhe kalon, nuk e di. Nuk e kam informacion”, ka deklaruar Tahiri, shkruan Reporteri.net.

    Sigurisht se ditët në vijim do të kuptohet se në cilën parti do të transferohet Bytyqi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!